fbpx

Irani i vendosur të shkelë marrëveshjen bërthamore

irani.jpg

Irani ka njoftuar se do të thyejë kufirin e vendosur me uraniunim e pasurruar, duke shkelur kështu marrëeveshjen Bërthamore të vitit 2015 mes SHBA-ve, Britanisë Francës, Kinës Rusisë dhe Gjermanisë.

Zëvendës ministri i Jashtëm Abbas Arashi këtë të dielë ka thënë se Irani donte ta shpëtonte marrëveshjen dhe akuzoi vendet europiane se dështuan në përmbushjen e angazhimeve të tyre. Ai njoftoi gjithashtu se po rrit pasurimin e uraniumit përtej kufirit të vendosur gjatë marrëveshjes së vitit 2015.

Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabei gjithashtu tha para gazetarëve sot do të tejkalojmë nivelin e lejuar të pasurimit me uranium prej 3,67 për qind. Ky është hapi më ekstrem i ndërmarrë nga Teherani që pas tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja në vitin 2018.

Ndërsa një ditë më parë presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hassan Rohani, duke I thënë se do të përpiqet maksimalisht për të gjetur një rrugë për rikthimin e dialogut mes Iranit dhe partnerëve perëndimorë.

Më pas, Macron, në një deklaratë për media tha se ndihet i shqetësuar përballë rrezikut për dobësimin e mëtejshëm të marrëveshjeve bërthamore të vitit 2015.  Sanksionet amerikane e kanë dobësuar ndjeshëm ekonominë iraniane.

Presidenti amerikan u tërhoq nga marrëveshja në maj të vitit 2018, duke thënë se kushtet nuk ishin aq strikte sat ë parandalonin Iranin të zhvillonte armë bërthamore, ndërsa akuzoi Teherani se ka vijuar në fshtësi me prodhimin e armëve bërthamore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303