24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ish avokati i Trump do të dëshmojë sërish

spot_img

Ish-avokati personal i presidentit Donald Trump, Michael Cohen, do të dëshmojë sërish përpara Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për çështje të Zbulimit, të drejtuar nga demokratët, që këtë javë filloi hetime të reja ndaj të administratës së presidentit Trump.

Michael Cohen dëshmoi tri herë në Kongres javën e kaluar, duke folur në seanca të veçanta në komisionet e zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, në seanca me dyer të mbyllura, si dhe para Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, në seancë të hapur. Gjatë dëshmisë ai e cilësoi presidentin Trump si një “njeri mashtrues” , që e kishte udhëzuar atë të mbulonte marrëdhëniet që kishte pasur me dy gra dhe se presidenti kishte gënjyer në lidhje me përpjekjet e tij të biznesit në Rusi.

Kryetarët e Komisioneve të Zbulimit, të Punëve të Jashtme dhe të Mbikqyrjes bënë një kërkesë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë të martën duke kërkuar gjithë komunikimet që presidenti Trump kishte pasur me presidentin rus Vladimir Putin, duke shprehur shqetësime se presidenti Trump ka fshehur detaje të këtyre shkëmbimeve.

Nga ana e tij, Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve ka kërkuar dokumente nga 81 individë, si pjesë e asaj që kryetari i komisionit Jerrold Nadler e quajti “hetim mbi korrupsionin, pengimin e drejtësisë dhe abuzimet e tjera të pushtetit nga presidenti Trump, bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e administratës së tij”.

Presidenti Trump i sulmoi hetimet duke i quajtur “një ekspeditë e madhe peshkimi në kërkim të një krimi”.

Ai tha se demokratët e Kongresit “janë çmendur” dhe shtoi se letrat në kërkim të informacionit iu dërguan “njerëzve të pafajshëm për t’i sulmuar ata”.

Në Twitter, ai e quajti hetimin e Komisionit Juridik si “ekzagjerimin më të madh në historinë e vendit. Demokratët po pengojnë drejtësinë dhe nuk do të arrijnë asgjë”.

“Ngacmime presidenciale!” deklaroi ai në Twitter.

Më vonë, presidenti Trump u tha gazetarëve, “Është një turp për vendin tonë”, duke thënë se demokratët ende nuk e kanë pranuar fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016. “Ata duan të përqëndrohen në gjera të pakuptimta.”/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat