Ish-kryeministri italian, Renzi formon parti të re

zxz-20-768x432.jpg

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka bërë publike planet e tij për t’u larguar nga Partia Demokratike (PD) dhe formimin i një grupimi të ri, në një lëvizje që mund të destabilizojë qeverinë e sapoformuar të koalicionit në Itali.

Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe Lëvizja 5 Yjet (M5S), dy ish-armiq të betuar, kanë bashkuar forcat duke vënë në opozitë liderin ekstremist të djathtë, Matteo Salvini. Renzi ishte një arkitekt kryesor i kësaj aleance të pagjasë.

Në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, Renzi tha se po largohet nga PD për të krijuar diçka të re, sepse mendon se partia që drejtoi nga fundi i vitit 2013 deri në vitin 2018 nuk ka asnjë vizion për të ardhmen.

”Rreth 30 deputetë, përfshirë ministren e Bujqësisë, Teresa Bellanova, do të bashkohen në partinë e re, ende të paemëruar”, tha Renzi, ndërsa premton të qëndrojë besnik ndaj qeverisë PD-M5S, të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte.

“Më pëlqen vërtetë kur thonë së jam politikisht i vdekur. Personi i fundit që mendoi këtë ende po rimerr veten”, tha Renzi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303