Ish-prokurori i çështjes Tahiri, shkarkohet nga KPA

Gentian Osmani, ish-prokuror i çështjes Tahiri pret sot vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, që do të vulosë edhe karrierën e tij në drejtësi. Seanca në KPA sapo ka nisur.

Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së u konfirmua nga KPK por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

Sipas Komisionerit Publik ankimi mbi vendimin që konfimroi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM. Komisionerit Publik vlerëson se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

“Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe kursimet rezultojne të justifikuara.