Ish-shefi i Interpol pranon akuzat për korrupsion

Kina ka deklaruar se ish-shefi i Interpolit Meng Hongwei ka pranuar fajin e tij pasi ka shkuar në gjyq për marrjen e më shumë se 2 milionë dollarësh ryshfet.

Media shtetërore tha se gjykata në Tianjin do të jepte vendimin e saj në një datë të mëvonshme.

Meng, i cili ishte kreu i parë kinez i Interpolit, u zhduk në një udhëtim në Kinë nga Franca shtatorin e kaluar.

Më pas, në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar, autoritetet kineze bënë me dije se ata po  e mbanin Meng dhe se ai po hetoj në lidhje me  akuzat për rryshfet.

Partia Komuniste më vonë konfirmoi se ai ishte arrestuar si pjesë e nxitjes së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit.

65-vjeçari dha dorëheqjen si president i Interpolit pasi u arrestua nga autoritetet kineze.

Zhdukja e Meng në shtator nxiti shqetësime ndërkombëtare.

Në tetor, autoritetet kineze thanë se Meng ishte duke u hetuar lidhur me marrjen e ryshfetit të dyshuar.

Ai gjithashtu është përjashtuar nga partia dhe është zhveshur nga të gjitha pozicionet qeveritare, sipas mbikëqyrësit të partisë, Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor (CCDI).

Interpol ka reaguar duke  shprehur ‘keqardhje’  për veprimet e Kinës./real-news.tv/