Disa detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri në Pogradec. Ngjarja ndodhi konkretisht në Pogradec.
Raportohet se autori i ngjarjes është Spartak Çela. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari ka hyrë në një lokal në fshatin Bishnicë, në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur B.Sh.
Ndërkohë, brenda lokalit kanë qenë edhe 5 bashkëfshatarë të tjerë. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit.

