‘Ismail Kadare në shërbim të pushteteve’

Analisti Ilir Demalia në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi protestën e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Demalia nuk i ka kursyer sulmet edhe ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, teksa tha se ishte habitur për faktin që artisti Edmond Budina i bëri thirrje të dilte në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Sipas Demaliajt, Kadare ka 30 vite që nuk prononcohet për problemet që has Shqipëria, ndërsa theksoi se ai gjithmonë ka qenë në shërbim të pushteteve, si para ’90 edhe sot.

Ilir Demalia: Ajo ndërtesë nuk funksionin, ka mbaruar si ndërtesë, por unë nuk dua që të pishte për rezistencën kundër agresionit të delirit të madhështisë dhe korrupsionit të tij të lidhur me pastrimin e parave se nuk çështja se po i djeg atyre për të bërë teatër të ri, sepse ka vend për teatër të ri sa të duash në Tiranë. Ky njeri që vjen nga arti prishi kinematë. Ky shiko në ç’gjendje ka lënë galerinë e arteve. Sinqerisht unë habitem me njerëz që suportojnë shembjen e teatrit. Jo për vlerën e tij si teatër apo si ndërtesë, si kurse sepse ka mbaruar totalisht, është i shkatërruar. Problemi është pa asnjë lloj morali i japin leje një njeriu që është fare e hapur që ai merr të gjithë hapësirën aty.

Gazetari: Si e shikoni rezistencën e qytetarëve për të penguar shembjen e asaj ndërtese? Ka një reagim të duhur intelektual?

Ilir Demalia: Jo nuk ka. Nuk ka Shqipëria elita. Unë u habita kur Edmond Budina i bëri thirrje Ismail Kadaresë. Ismail Kadare ka 30 vjet që nuk prononcohet për asgjë, për problemet që shkon Shqipëria. Ismail Kadare gjithmonë ka qenë në shërbim të pushteteve, si para ’90 edhe sot. Vajzën ambasadore, ja bëjnë apartamentin muzeum Ismail Kadaresë kur ne kemi të rrënuar shtëpitë e ikonave dhe atyre që formuan shtetin shqiptar, duke filluar me Fishtën, Konicën, Mjedën e me radhë. Kur ne kemi shkatërruar çdo gjë të kulturës, ky shtet kujdeset në mënyrë të veçantë dhe me favore të mëdha për ikonat e realizmit socialist që kanë ndërtuar një art mostër. Nesër ne pranojmë që komunizmi ka qenë një regjim kriminal, gjëja e parë që bëjnë regjimet kriminale, ndërtojnë ideologjitë kriminale, që i zbatojnë me njerëzit e artit. Arti shqiptar qoftë edhe këto artistë që flasin për teatrin kanë qenë një shërbim të një ideologjie kriminale. Ajo sallë ka prodhuar më shumë viktima dhe art në shërbim të ideologjisë kriminale të ndërtimit të regjimit të ri sesa art. Në raste të rralla ka pasur art. Aty janë dënuar bashkëartistët. Ajo sallë dhe ai podium ka gjak. Aty janë dënuar deputetët e parë sepse jemi prapë në sistem unipartiak. Në atë sallë janë dënuar 46, grupi i deputetëve të gjithë të dënuar në perëndim. Të gjithë për pluralizmin në Shqipëri.