TË FUNDIT

Itali/ Merr fund tmerri 19 ditor i emigrantëve

Anija e OJQ-së Spanjolle ‘Pro Activa’ pas 19 ditë lundrimi në det, u lejua të futej në portin e Lampedusa, duke zbarkuar rreth 80 migrantë, mesnatën e së martës.

Zbarkimi dhe evakuimi i menjëhershëm i migrantëve në bord u urdhërua nga prokuroria e Agrigento-s pasi nga ana e saj u kryen disa inspektime së bashku me mjekë dhe drejtues të portit.

Prokuroria e Agrigento-s ka hapur një dosje hetimore kundër personave që penguan akostimin e anijes me emigrantë me akuzën e mosveprimit dhe refuzim të detyrave zyrtare.

Para urdhrit të zbarkimit, nga porti i Kadiz-it në Spanjë, anija ushtarake spanjolle “Andaz”, ishte e gatshme të nisej për në Lampedusa për të rikuperuar migrantët dhe për t’i transportuar ata për në Mallorca.

Emigrantët e zbritur në territorin italian, sipas Traktatit të Dublinit, duhet të regjistrohen në Itali.

Pas pezullimit të ndalimit të hyrjes së anijes spanjolle ‘Pro Activa’ nga ana e prokuroria e Agrigento-s, ish Ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini kishte njoftuar se do ta apelonte vendimin në Këshillin e Shtetit dhe Gjykatën administrative, por duket se kriza qeveritare dhe dorëheqja e Kryeministrit Conte i ka lehtësuar gjërat.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat