TË FUNDIT

Italianët tremben: Nga Shqipëria po vijnë shumë raste me covid

Në Itali po rriten shifrat e koronavirusit dhe për këtë mediat dhe autoritetet shëndetësore atje fajësojnë të ardhurit që hyjnë në territorin italianë, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë.

“Një familje prej 4 personash u konfirmuan me Covid-19 në Gambettola, të cilët ktheheshin nga Shqipëria dhe po ashtu ditën e djeshme në rajonin e Puglias u raportua për 3 shqiptarë me Covid-19 të cilët kishin udhëtuar nga Shqipëria”, shkruajnë mediat italiane.

Sakaq autoritetet italiane të shëndetësisë kanë ngritur alarmin për të ardhurit që hyjnë brenda territorit italian, të cilët rezultojnë pozitiv për Sars – Cov 2.

Autoritetet italiane vendosën që qytetarët e disa shteteve përfshirë edhe Shqipëria të karantinohen për 14 ditë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat