Italiani i frikshëm dhe lidhja me krimin shqiptar

Policia italiane ka arrestuar gjithsej 21 persona, të gjithë të dyshuar të një bande kriminale që merrej me trafik droge dhe vepronin në periferi të kryeqytetit të Italisë.

Operacioni i quajtur “Luciferi 2017” dhe u koordinua me oficerët e policisë antimafia të Romës.Të gjithë të dyshuarit dhe janë vendosur në paraburgim dhe midis të arrestuarve janë elementë të shquar të krimit të kryeqytetit italian, përfshirë Fabrizio Capogna (që i përkasin familjes së njohur Capogna) dhe Gaetano Giuseppe Mazza, të dyshuar për krime që lidhen me shpërndarje droge.Po ashtu, i arrestuar është edhe italiani Davide Barberis. Ky i fundit po ashtu njihet si personazh krimi dhe hetuesit thonë se ka lidhje të ngushta me nëntokën e krimit shqiptar.