fbpx

Iu premtua 1000 euro shpërblim, marrin 50 mijë lekë, mjekët e Lezhës bëjnë gjestin e mrekullueshëm

Kryeministri Edi Rama premtoi se do u jepte 1000 euro shpërmblim në muaj të gjithë mjekëve dhe infermierëve që ishin në front të parë në luftën kundër COVID-19, ndërsa sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të merrnin 500 euro shpërblim mbi rrogën. Por siç konfirmon dhe stafi i spitalit rajonal Lezhë, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Stafi i mjekëve, infermiereve, sanitarëve dhe shoferëve të Repartit të Urgjencës së spitalit Rajonal Lezhë sot kanë dalë me një peticion drejtuar qeverisë.

Ata shprehen se fillimisht ju është premtuar një shpërblim prej 1000 eurosh në muaj, më pas është përgjysmuar në 500 euro dhe të hënën ju është komunikuar një shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra.Stafi i urgjencës së spitalit Rajonal Lezhë ketë shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra ka vendos që ta shpërndajë për shtresat në nevojë. Më pas ky staf firmosi peticionin dhe nisen normalisht punen.

Stafi i spitalit Rajonal Lezhe nuk është i paisur i gjithi me veshjen e posaçme, mungojnë maskat, dorezat. Ka fare pak tamponë testi për COVID-19. Kujtojmë se vatrat e infeksionit COVID-19 në Lezhë e Mirditë kanë qenë këto spitale ku janë infektuar fillimisht tre nga personeli i spitalit Lezhë dhe 2 nga stafi i spitalit Mirditë. Sot në Lezhë e Mirditë janë të infektuar 17 persona por që janë jashtë rrezikut për jetën.