29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ja çfarë la pas protesta e opozitës

spot_img

Ka zgjatur mbi 3 orë protesta e sotme e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërsa nuk kanë munguar tensionet dhe përplaset mes policisë dhe protestuesve. Ashtu sikurse protestat e mëparshme, tymuese, shashka dhe gaz lotsjellës ishte panorama që shoqëroi edhe protestën e sotme.

Policia hodhi vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët riktheheshin sërish dhe në disa raste kanë tentuar të çajnë kordonin me qellim hyrjen në Parlament.

Ndërkohë, ajo që shihet është se rreth e qark Parlamentit ka shenja të shumta të dëmtimit të asfaltit, ku janë hequr gurët, të cilat janë përdorur nga protestuesit për tu hedhur drejt Policisë.

Po ashtu shihen në rrugë edhe prezenca e ujit, me ngjyrë jeshile, e përdorur nga Policia për të shpërndarë turmën e protestuesve. Po ashtu shihen edhe shenja gjaku, nga protestuesit dhe policët e plagosur. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat