Ja dokumentet/ Tartari i ‘drejtësisë së re’ të Shqipërisë,  anëtari i KLP pa gjimnaz?

Edhe pse pretendohet se reforma në drejtësi po zgjedh më të mirët e sistemit për të mbetur brenda tij dhe të korruptuarit apo mashtruesit të flakë jashtë, kjo nuk është se ka ndodhur gjithmonë kështu. Dhe rasti më i qartë në lidhje me ketë, rast i cili përbën një mega skandal është ai që ka përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga organet kryesore për Reformën në Drejtësi.

Sot në KLP është një anëtar i cili sipas të gjitha gjasave ma manipuluar apo ka falsifikuar diplomën e tij të shkollës së mesme.  Siç ju do të mund ta shihni në dokumentet e mëposhtme, Tartar Bazaj anëtar i KLP më së paku ka bërë të njëjtin vit shkollor në dy shkolla të ndryshme në Sevaster të Vlorës dhe në Krrabë të Tiranës. Falsifikimi lidhet me vitin shkollor 86-87, që Bazaj pretendon se e ka kryer në Krrabë, po në amzë rezulton se ai ka qenë në Sevaster.

Në një prej dokumenteve të mëposhtme  është diploma e vitit të fundit, ku Tartar Bazaj, me nr. Amze 524, përfundon vitin e fundit në Shkollën e Mesme të Bashkuar Krrabë, Tiranë, për “Miniera”, në vitin 1987-1988. Notat në këtë dëftesë janë relativisht të larta. Spikat lënda “marksizëm-leninizëm”, e cila është 10. Dokumenti tjetër është një dëftesë e gjimnazit, me vulën e njësimit nga shkolla e mesme e Sevasterit dhe me shënimin “marrë nga fondi i arkivit Tiranë për shkollën e mesme Krrabë”. Edhe në këtë dokument, numri i Amzës është i njëjti, 524. Por, në këtë dokument të shkollës së Sevasterit, rezulton se Tartar Bazaj ka kryer vitin shkollor 1987-1988 në Vlorë, pra, në të njëjtën periudhë që e ka kryer edhe në Tiranë (???). Gjithashtu, në këtë dokument nuk jepet asnjë shënim për degën e ndjekur nga Bazaj, ndërkohë që notat janë shumë të ulta.

Ndërsa në dokumentin tjetër shikohet qartë që tashmë nuk ndryshon vetëm shkolla por edhe numri i Amzës që nr. 438. Në këtë dokument, Bazaj rezulton se është shkëputur nga shkolla e Sevasterit në vitin shkollor 1986-1987.  Të gjitha dokumente me vula zyrtare, me të dhëna të ndryshme. Logjika e thjeshtë të çon që njeri prej tyre është i falsifikuar.

Kjo që ndodh në këtë vend është e tmerrshme. Se si mundet që një institucion që është ngritur për të reformuar një sistem të tërë të pranojë si anëtar të vetin një person me të tilla problematike.

Përvecc problemit të falsifikimit të dokumenteve që është ccështje penale dhe dënohet me burg, ajo ccka tjetër është shumë e rëndësishme këtu ka të bëjë me aspektin etik. Si mundet që ne të ndërtojmë atë që quhet ‘drejtësi e re’ me një person me formim bazë minator (apo agronom). Dhe për më tepër që notat janë skandaloze. Ky zotëria i drejtësisë nuk e paska ditur as agronominë.

Në bazë të asaj që shkruajtëm më lart por edhe të asaj që tregojnë qartazi dokumentet e mëposhtme, për një gjë jemi të qartë që ky Tartar Bazaj i ka bërë ‘naftën’ besimit të shqiptarëve se më në fund do të ketë drejtësi në këtë vend.

Me Tartarin që bën 2 klasë në të njëjtin vit në dy shkollë të ndryshme që kanë qenë larg me orë të tëra do t’ia ‘shohim hajrin’ kësaj reformës që ka vite që po na merr kohë, para dhe energji. /real-news.tv/