13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ja kur do largohet Hysaj nga Napoli

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. E sigurt për këtë është prestigjozja italiane, e cila në numrin e saj të së dielës zbulon se si menaxheri i mbrojtësit shqiptar, ia ka njoftuar këtë vendim klubit. Duke qëndruar në atë që raporton kjo gazetë, Mario Giufredi është takuar me drejtuesit e Napolit për të kërkuar që “klienti” i tij të lejohet për të hyrë në tratativa me skuadrat e tjera në merkaton e verës.

Ky ishte një fund i pritshëm, sidomos pas dëshimit të bisedimeve për rinovimin e kontratës. Po ashtu, që pas uljes në pankinë të Carlo Ancelotti, Hysaj është kthyer në një zgjedhje të dytë. Prej kohësh zërat e merkatos e kanë afruar mbrojtësin kuqezi me Chelsea që drejtohet nga mentori i tij Mauricio Sarri. Ndërkohë, ditët e fundit ka dalë në skenë edhe një intresesim nga ana e Interit./bw
spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat