TË FUNDIT

Ja përse gratë shtatzëna duhet të konsumojnë çokollatë

Konsumi i rregullt i sasive të vogla të çokollatës gjatë shtatzënisë ka një efekt pozitiv në funksionimin e placentës dhe qarkullimin e gjakut të fetusit.

Hulumtuesit në Universitetin Laval kanë zbuluar se disa çokollata ndihmojnë nënat e ardhshme, sepse ajo redukton rrezikun e rritjes e presionit që është e rrezikshme në shtatzëni.

Studimi u bë me 130 gra që në fillim të periudhës së studimit ishin në mes të javës së 11 dhe 14 të shtatzënisë.

Gratë shtatzëna për çdo ditë gjatë periudhës katër mujore kanë  ngrënë 30 gram çokollatë. Studiuesit zbuluan se çokollata ndihmoi në qarkullimin e gjakut të fetusit dhe kishte efekte pozitive në funksionimin e placentës.

Shumë studime të mëparshme kanë lidhur konsumimin e moderuar të çokollatës me një ndikim pozitiv në disa aspekte të shëndetit kardiovaskular./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat