Ja pse çdo ditëlindje ne fikim qirinjtë?

auto_Qirinj-tort-1612531483.jpg

Një nga traditat që është përhapur në të gjithë botën është torta e ditëlindjes me qirinj të ndezur.

Kjo ngjarje një herë në vit ka një origjinë të panjohur, por ka disa teori që mund të shpjegojnë pse vendosim qirinj mbi një tortë dhe cili është kuptimi i fryrjes së tyre.

Ka histori që thonë se tradita filloi në Gjermani gjatë shekullit të 18-të, në ditëlindjet e fëmijëve si një mënyrë për të mbrojtur shpirtrat e fëmijëve.

Disa të tjerë pohojnë se fryrja e qirinjve vjen nga një kult që lidhet me perëndeshën Artemis, në Greqinë e lashtë, për të përkujtuar lindjen e saj.

Mënyra e festimit të një ditëlindje ka ndryshuar sipas kulturave dhe kohërave.

Sidoqoftë, të gjithë kanë një format të ngjashëm – që është vendosja e një ose disa qirinjve mbi një tortë.

Numri i qirinjve zakonisht përfaqëson moshën e personit që ka ditëlindjen, i cili duhet të thotë një dëshirë para se t’i fryjë si për t’i dhënë fund festimit.

Përdorimi i ëmbëlsirave të ditëlindjes ishte i zakonshëm në Romën e Lashtë, ato u paraqitën në formën e një torte sfungjeri të sheshtë, rrethore.

Vetëm në shekullin e 15-të, në Gjermani, furrat e bukës filluan të prodhonin ëmbëlsira me një shtresë për të festuar ditëlindjet e klientëve.

Gjatë shekullit të 17-të, ëmbëlsira me shumë shtresa dhe kremërat u shfaqën për njerëzit e shtresave të larta.

Pas revolucionit industrial, prodhimi i tij u përhap në të gjitha klasat shoqërore.

Dhe në mesin e shekullit të 19-të, ajo u bë pjesë e festimeve të ditëlindjes në disa vende evropiane.

Në Egjipt, festat e ditëlindjeve bëheshin kryesisht vetëm nga familjet mbretërore, traditë e huazuar nga grekët, të cilët festonin për lindjen e zotave të tyre.

Festimi më i përhapur ka qenë ai i perëndeshës Artemis, ku çdo datë 6 të muajit, bëhej një tortë me qirinj në nder të saj. Më vonë, ky ritual u bë pjesë e ditëlindjeve të çdo heroi, aristokrati apo çdo personaliteti tjetër.

Rituali i qirinjve që duhen fryrë lidhet me zakonet e lashtësisë, të cilët e përdornin zjarrin për të larguar shpirtrat e këqinj.

Mendohej se këto shpirtra vizitonin njerëzit gjatë ditëlindjeve të tyre, kështu që njerëzve s’u mbetej gjë tjetër vetëm të festonin dhe të bënin zhurmë për t’u mbrojtur prej tyre.

Gjatë shekullit të 18-të në Gjermani, tradita e qirinjve u përhap me shpejtësi pasi mendohej si një mënyrë që ruajtur shpirtrat e fëmijëve.

Sa herë që një fëmijë mbushte një vjeç në Gjermani, ai/ajo çohej në një hapësirë (të ngjashëm me një auditor) pasi vetëm kështu të rriturit mund t’i mbronin nga shpirtrat e këqinj.

Sipas një dokumenti të shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe që përshkruan një tortë ditëlindjeje, numri i qirinjve në të do të përfaqësonte moshën e personit që nderohet.

Për zviceranët në 1883, çdo qiri përfaqësonte një vit më shumë të jetës.

Sidoqoftë, këto nuk duhej të fryheshin menjëherë, por veç e veç.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303