Derisa të tjerët kanë vetëm një mënyrë se si i nënshkruan dokumentet, Mbretëresha ka dy dhe secila e veçantë në mënyrën e vet. Kur Mbretëresha është në “punë”, d.m.th nënshkrimi i dokumenteve zyrtare ose librave gjatë vizitave shtetërore, ajo do të nënshkruhet si ‘Elizabeth R’, ku ‘R’ qëndron për Regina.
Ajo shpesh e nënvizon këtë nënshkrim, me të vetmen arsye se është Mbretëreshë.
Megjithatë, kur ajo nuk po bën detyrat e saj mbretërore, ajo do të shkojë me emrin e saj manar, Lilibet. Kjo mënyrë më personale e nënshkrimit të korrespondencave është e rezervuar për familjen dhe miqtë.
Por Mbretëresha nuk e kufizon vetëm nënshkrimin e saj në letër. Në një vizitë në Muzeun e Shkencave javën e kaluar, ajo bëri një postim në Instgram dhe e nënshkroi atë.

