Ja pse s`duhet të bëni dush çdo ditë

Shumë njerëz bëjnë dush çdo ditë, por kjo gjë nuk është aspak e këshillueshme sipas dermatologëve. Ata shprehen se të bërit dush çdo ditë do t`ju thajë lëkurën tuaj. Uji i ngrohtë dhe sapuni shkaktojnë thatësi në lëkurën tuaj, duke hequr lagështirën dhe më pas trupi juaj ka predispozita të krijojë të çara.

Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë  në Universitetin e Kalifornisë në San Diego School of Medicine thekson se edhe pse mund të jesh djersitur, ti nuk ke nevojë domosdoshmërisht të lahesh. ‘Lëkura bën një punë të shkëlqyer në pastrimin e vetes, gjë që do të thotë se nuk kemi nevojë të laheni nga koka deri te këmbët’, thotë ai.

Sipas mjekëve dhe dermatologëve, çdokush duhet të lahet dy deri në tre herë në javë./real-news.tv