22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ja sa ditë në javë duhet të punoni pas të 40-ave…

spot_img

Punonjësit mbi 40vjeç sillen dhe punojnë më mirë, nëse punojnë vetëm 3 ditë në javë, kjo sipas kërkuesve ekonomikë.

Kërkimi i tyre ka analizuar zakonet e punës dhe rezultatet e testit të trurit të rreth 3.000 burrave dhe  3.500 grave në moshën mbi 40 vjeç në Australi.

Përllogaritjet e tyre sugjerojnë se një punë me kohë të pjesshme mban trurin të stimuluar, duke evituar në të njëjtën kohë si lodhjen, ashtu dhe stresin.

Kërkuesit thanë se kjo duhet të merrej në konsideratë në momentin që shumë vende e rrisin moshën e pensionit.

Të dhënat për studimin u morën nga sondazhi ‘Household, Income and Labor Dynamics’ në Australi, të kryer nga Instituti i Ekonomisë për kërkimet sociale të në Universitetin e Melburnit.

Sondazhi analizon mirëqënien e konomike dhe subjective të personave, strukturat familjare dhe punësimin.

Pjesmarrësve iu kërkua të lexonin fjalët me zë të lartë, të thonin numrat pasi ishin thënë nga autorët e sondazit dhe të korespondonin shkronjat me numrat, nën presionin e kohës.

Në terma të përgjithshëm, pjesmarrësit të cilët punuan rreth 25 orë në javë tentonin të arrinin maksimumin e pikëve.

“Puna mund të jetë një ‘thikë me dy presa’, pasi, nga njëra anë mund të stimulojë aktivitetin e trurit dhe nga ana tjeter, orë të gjata të punës dhe disa lloje të caktuara detyrash, mund të shkaktojnë lodhje dhe stres, të cilat kanë shumë mundësi të shkatërrojnë funksionet njohëse”, konfirmon raporti.

Colin McKenzie, professor ekonomie në Universitetin e Keio, i cili mori pjesë në kërkim, thotë se do dukej se të punosh me orë të zgjatura është më e dëmshme për funksionimin e trurit.

Shifrat sugjerojnë se kapaciteti njohës i atyre që punojnë rreth 60 orë në javë, mund të jetë më i ulët se i atyre që punojnë 25 orë në javë.

Gjithsesi,  Geraint Johnes, profesor ekonomie në Lancaster University Management School, deklaron:

“Kërkimi duket relative për personat mbi 40 vjeç, ndaj nuk është e mundur të konfirmosh se vetëm ata mbi këtë moshë janë të ndryshëm nga punonjësit e tjerë.”

“Ajo që zbuluan autorët e sondazhit është se funksionimi njohës përmirësohet nëse punonjësit do punonin 25 orë në javë.”

Ai shtoi: “Në të vërtetë, në një moment të parë, lodhja e trurit është shumë e njëanëshme dhe nuk ka shumë ndryshim me shtimin e orëve të punës në 35 në javë, ndërsa po të punohet 40 orë e më shumë, atëherë rënia është shumë më e shpejtë.”

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat