TË FUNDIT

‘Ja si do nxirret nga bashkia Xhelal Mziu’

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se të gjithë kryebashkiakët e djathtë do të lirojnë zyrat e tyre deri më datë  10 gusht.

I pyetur nga gazetari nëse do të nxirren me forcë nga policia nga zyrat, Balla nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por është shprehur se iu sugjeron kryetarëve të djathtë të mblidhen në SHQUP dhe t’iu japë Luli një zyrë, pasi sipas tij, në bashki, sidomos në Shkodër e Kamëz, duhet të nisë menjëherë puna e të majtëve.

“Të gjithë kryetarët që nuk janë rizgjedhur kanë mbaruar mandatin e tyre, ndaj dhe nuk mund të qëndrojnë asnjë ditë dhe nuk mund të japin asnjë shërbim. Unë ju sugjeroj të mblidhen në SHQUP dhe t’iu japë Luli nga një zyrë. Në Shkodër apo në Kamëz kryetarët e rinj duhet të fillojnë menjëherë, për të çliruar ato bashki nga pengmarrja politike shumëvjeçare dhe për ta vënë atë në krye të punëve dhe shërbim të njerëzve“, tha Balla në News 24.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat