fbpx

“Jam e frikësuar se më kanë vrarë burrin”, e moshuara rrëfen tmerrin: M’u hodh sipër dhe…

75-vjeçarja Pina Qamo, e cila u dhunua mbrëmë nga një person i paidenifikuar, ka folur për tmerrin e përjetuar.

“Ishte ora 11 e natës, kur një person u fut në shtëpinë time. Nisi të më godasë në kokë me grushta e në trup. M’u hodh sipër e më zuri frymën”, tha ajo.

Më tej, gruaja ka thënë se personi që e ka dhunuar është burrë, i cili kishte veshur rroba të trasha.

“Nuk e njoh personin, por arrita të dalloj që ishte një burrë, i veshur me rroba të ashpra. I thashë qe “nuk ka asgjë për të vjedhur”. Nuk më kërkoi gjë. Po bërtisja dhe thirra një fqinj. Autori u largua dhe nuk mori asgjë”, pohoi e moshuara, e cila ndodhet në shtratin e spitalit.

“Jam e frikësuar se më kanë vrarë dhe burrin para 3 vitesh në fshat, jam me hasmëri”, tha e moshuara. Mësohet se e moshuara jeton bashkë me vajzën e saj rreth 50 vjeçe në banesë, e cila vuan nga problemet e shëndetit mendor. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.