Artisja e njohur Rozana Radi ka treguar së fundmi se është beqare. Ajo qenka ndarë nga partneri i saj, i cili ishte një punonjës i Policisë Gjyqësore. Këtë lajm ajo e bëri të ditur së bashku me kolegen e saj Fiorin.
“Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”
Rozana po jetonte prej vitesh një histori të bukur dashurie.

