Java e 35-të! Protesta e Opozitës shtyn Superioren

Protesta e madhe që pritet të zhvillojë Opozita të shtunën ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë me 24 orë të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore të cilat ishin në program të shtunën në orën 16:30, ndërkohë që do të luhen të dielën në të njëjtën orë.

Angazhimi i pjesës më të madhe forcave të rendit në protestën e Opozitës dhe frika nga ndonjë rrëmujë e mundshme ka ndryshuar kalendarin e kësaj jave me FSHF-në që nuk kishte rrugë tjetër vecse të shtynte me 24 orë të gjitha ndeshjet.

Në ruandin e 35-të luhet Partizani-Kukësi, por vëmendja më e madhe do të jetë në sfidat Laçi-Tirana dhe Kastrioti-Teuta, ndërkohë që në fushë do të zbresë edhe Skënderbeu që pret në Korçë Luftëatarin.

Nga ana tjetër Flamurtari do të marrë tre pikë në tavolinë ndaj Kamzës dhe do të ngjitet në kuotën 54 pikëve. (SS)