“Java më e vështirë e mundshme”. Erion Braçe lëshon thirrjen e fortë

brace.jpg

Zv.kryeministri Erion Braçe ka drejtuar sot një apel ndaj gjithë shqiptarëve që janë në vetëizolim.

Braçe shprehet se java që ka nisur mund të jetë më kritikja dhe në këto kushte ai kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e masave.

“Diell!

Por është java më e vështirë e mundshme;

Koha e inkubacionit përputhet me këtë javë, kjo mund të sjellë të tjerë njerëz të infektuar dhe ata mund të infektojnë edhe më shumë njerëz!

Ndaj #RRINESHTEPINETENDE!

Veçanërisht të moshuarit, fëmijët që bartin e transmetojnë, cilido tjetër që vuan nga patologji të tjera, të cilat të kombinuara me korona virus, vrasin!

Kemi zgjedhur të mbrojmë jetën tënde!

Ti duhet të bashkëpunosh!

Zbato rregullat!

Nise duke ndenjur në shtëpinë tënde në javën më kritike”, shkruan Braçe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303