‘Jelekverdhët’ drejt Notre Dame

jelekverdhet-1.jpg

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner njoftoi se ditën e shtunë do të mobilizohen mbi 60 000 policëve dhe forca të xhandarmërisë në mbarë Francë pasi të shtunën është lajmëruar protesta e radhës e ‘jelekverdhëve’.

Protestuesit kanë lajmëruar se do të protestojnë edhe pranë katedrales Notre Dame, të përfshirë së fundmi nga flakët.

Shefi i policisë, Didier Lallement, tha nga ana e tij se tubimet e lajmëruara të ‘jelekverdhëve’ në afërsi të Notre Dame janë një provokim i pastër.

“Mbi 60.000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen në të gjithë Francën për të kryer detyrën e tyre. Misioni ynë është siguria e francezëve dhe garantimi i të drejtës për të protestuar pa rrezik”, bëri të ditur ministri Castaner.

Sipas tij, huliganët do të jenë sërish të pranishëm në disa qytete të Francës, në Tuluz, në Montpelie, Bordo dhe në zona të veçanta të Parisit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303