fbpx

Jetimët, mesazhi i fortë i Presidentit Meta

unnamed-7.jpg

Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Meta bën apel që të punojmë për integrimin e jetimëve.

Ai thotë se ata duhet të ndiejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë, ndërsa publikon edhe foton e Strehës së Parë Vorfnore, të ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.

“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe.??”, shkruan Kreu i Shtetit. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303