23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Jimmy Carter presidenti më jetëgjatë i gjallë

spot_img

Jimmy Carter shënoi të premten (22 mars) një përvjetor duke u bërë ish presidenti më i vjetër që ka jetuar më gjatë, shkruan CCN.

Me 94 vjet dhe 172 ditë, Carter ka thyer rekordin e mbajtur deri vonë nga ish presidenti, George H.W. Bush.

“Ai dhe zonja Carter dalin çdo ditë për ecje dhe kanë ndjekur një dietë të shëndetshme përgjatë gjithë jetës së tyre”, ka thënë zëdhënësja e Carter Centre, Deanna Congiloe.

“Së bashku Presidenti dhe zonja Carter përdorin ndikimin e tyre për aq sa munden për ta bërë botën më të mirë dhe miliona njerëz të varfër në botë janë mirënjohës për vendosmërinë dhe zemrën e tyre”.

“Por ne në Carter Centre jemi shumë mirënjohës për shërbimin që ka bërë gjatë gjithë jetës për të ndihmuar  miliona njerëz të varfër në mbarë botën”.

Si fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe tre çmimeve Grammy, ish presidenti Jimmy Carter, tani është ish-presidenti amerikan që ka jetuar më gjatë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat