Jo të gjithë do të mbajnë maska, nga Ministria tregojnë se kush përjashtohet

rakacolli-2-780x405.png

Jo të gjithë do të jenë të detyruar të mbajnë maska në ambientet e jashtme. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se rregulli i ri për mbajtjen e maskës ka përjashtime.

“Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe nuk është ajo që mendohej në fillim se këta nuk preken shumë por e shpërndajnë më shumë se të tjerët, kjo nuk qëndron në studimet e fundit. Pra, nuk janë spredera (shpërndarës) më të mëdhenj se pjesa tjetër e popullatës. Për këtë arsye, ka patur edhe qëndrime kontradiktore se në çfarë moshe duhet ta mbajnë fëmijët maskën dhe disa vende kanë vendosur moshën 6-vjeç. Rekomandimet e fundit janë se, deri në moshën 12 vjeç mund ta mbajë maskën sipas dëshirës,”– tha Rakacolli, në një intervistë për Oranews.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303