‘The Rock’ ose ndryshe Dwayne Johnson ka zbuluar se ‘e gjithë familja e tij’ kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.
Aktori njoftoi të mërkurën, duke thënë se gruaja e tij Lauren Hashian, 35 vjeçare dhe dy vajzat e tyre, Tiana, dy vjeçe dhe Jasmine, katër vjeçe, të gjitha rezultuan pozitive për COVID-19.
Ai e bëri këtë të ditur përmes një video të ndarë në Instagram për 196 milionë ndjekësit e tij, duke i quajtur diagnozat si ‘një nga gjërat më sfiduese dhe të vështira’ që ata kanë pasur ndonjëherë si familje.
“Testimi pozitiv për COVID-19 është shumë më ndryshe se sa rikuperimi nga incidentet e këqija apo të jesh i thyer, gjë që unë kam qenë më shumë se disa herë”, filloi ai.
“Prioriteti im i parë është të ruaj familjen time dhe njerëzit e mi të dashur… Dëshiroja që të isha vetëm unë që rezultova pozitiv. Ishte e gjithë familja ime”