Gjatë një takimi me kryeministrin irlandez, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje do të ishte “dështim” për të cilin do të ishin përgjegjëse qeveria britanike dhe ajo irlandeze.
Johnson është në Dublin për takimin e tij të parë të drejtpërdrejtë me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, që kur ka marrë drejtimin e vendit në muajin korrik.
Qeveria ka konfirmuar se parlamenti do të pezullohet më vonë pas një votimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme.
Partitë e opozitës nuk do të mbështesin votën, çka do të thotë se nuk do të ketë zgjedhje në tetor siç kishte shpresuar Kryeministri.
Johnson ka thënë se beson që marrëveshja për Brexit është ende e mundshme në samitin e Bashkimit Evropian në muajin tetor./real-news.tv/

