Juncker konteston zgjedhjen e Von der Leyen

image.jpg

Presidenti i Komisionit Europian që po largohet, Jean-Claude Juncker, tha se procesi i caktimit të pasardhëses së tij, gjermanen Ursula von der Leyen, nuk ka qenë transparent.

Ai shtoi se kjo përbën një tërheqje jo të mirëpritur nga praktika e zgjedhjes së kandidatëve kryesor të partive në parlament.

“Procesi nuk ishte shumë transparent”, tha Juncker në një konferencë në Helsinki, duke i’u përgjigjur pyetjeve mbi mënyrën se si liderët e Bashkimit Europian zgjodhën këtë javë presidenten e ardhshme të krahut ekzekutiv të unionit.

Personat e nominuar kërkojnë miratim nga Parlamenti Europian.  Jean-Claude Juncker shtoi se emërimi i tij 5 vite më parë ishte transparent,  ndërkohë që u zgjodh nga liderët pasi bëri fushatë në zgjedhjet europiane.

“Fatkeqësisht kjo nuk u kthye në traditë”, tha Juncker. 

Ai shtoi se ishte i pari dhe i fundit Spitzenkandidat, që është fjala gjermane për kandidatin kryesor në zgjedhjet e Bashkimit Europian.

scroll to top