Një video ka qarkulluar në rrjete sociale, ku shihet qartë se si supermodelet Kendall Jenner dhe Hailey Bieber janë duke kërcyer nën ritmet e këngës ‘All that matters’ nga Justin Bieber pas festës së ‘Met Gala’.
Ajo që ka bërë xhiron e mediave dhe ka vënë fansat në dyshime ka qenë pikërisht një veprim nga ana e Kendall-it.
Bukuroshja 23-vjeçare i ka fërkuar barkun modeles, ku fansat kanë nisur të mendojnë se Hailey mund të jetë shtatzënë.
Ende nuk dihet asgjë, por ndoshta Kendall mund të ketë zbuluar një sekret shumë të madh.
Për më tepër, ndiqni videon/real-news.tv

