fbpx

“Ka shpresë për gjithë botën”! OBSH jep një super lajm për luftën kundër covid

52169156_303.jpg

Më në fund një lajm i mirë nga OBSH. Reuters shkruan se një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se një vaksinë kundër COVID-19 mund të përcillet deri në mars 2021 tek më të prekshmit, e cila së bashku me përparimet e tjera mund të ndryshojë thelbësisht rrjedhën e pandemisë.

“Ka ende shumë punë për të bërë, këto janë vetëm rezultate të përkohshme … por disa rezultate shumë pozitive që vijnë sot – dhe shpresë për të gjithë botën ndërsa ecim përpara. Deri në mars, si rezultat i punës së jashtëzakonshme që ndodh globalisht ne mund të jemi në gjendje të ndryshojmë thelbësisht drejtimin dhe dinamikën e kësaj krize”, ka shtuar ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303