TË FUNDIT

“Kam mall për fëmijët”, naftëtarët prekin me mbishkrimet në mure: Heshtja vijon

“Kam mall për fëmijët”,- këto janë fjalët që janë shkruar në muret nga grevistët naftëtarë.

Kërkesat e tyre tanimë, ku dhe gjendja shëndetësore është rënduar, janë vetëm: Bukë, ujë, drita!.

“Në ditën e 21 heshtje, heshtja fillon që nga qyteti i Ballshit, nga instancat, që nga prefektura, Bashkia, flas për instancat shtetërore, heshtje vrastare, fillon nga qeveria, nuk do ta zgjidhe çështjen tonë. Ne u kemi bërë thirrje zonjave të parlamentit eja na shikoni, nuk erdhën, falenderojë ekspertët e ekonomisë që me shpirtin e tyre na japin të drejtë. Kam dëgjuar një ekspert që jepte zgjidhje, a e dëgjon vallë kryeministri, ku shumë mendje të ndritura ia japin gati zgjidhjen, nuk jam vetëm unë, jemi 900 naftëtarë, vëllezër që kur erdhi fëmija im një ditë dhe më tha ‘ma ku të kërkoj borxh’ unë thashë e vdekur do dal që këtej. Të vijë Rama të sheshi, se prandaj e kemi zgjedhur në krye të vendit, vetëm të zbatojë ligjin, po na mbështet bota”, tha një naftëtare.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat