fbpx

Kapen 42 mijë paund në Rinas, si u pikas çanta e 46-vjeçares nga autoritetet, dalin detajet

241f3345994af674dc00fc897116eaae_L.jpg

42 mijë paund cash janë kapur ditën e sotme në Degën Doganore të Rinasit.

Dy femra, E.K 20 vjeçe dhe L.S 46 vjeçe kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Policia Kufitare e Rinasit ne bashkepunim me punonjesit e Drejtorise se Antitrafikut ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave ne hyrje te RSH, kane konstatuar ne çanten e shtetas L.S, 46 vjeçe, banuese ne Berat,31850 paund. Po nga Policia Kufitare ne bashkepunim me autoritete doganore kane evidentuar ne canten e shtetases E.K,20 vjece, banuese ne Durres 10000 paund. Te dyja keto shtetase jane proceduar penalisht per mosdeklarim te te hollave apo sendeve me vlere ne kufi”, thuhet në njoftim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303