TË FUNDIT

Kapen 48 kg kanabis, në pranga dy vlonjatë

48 kilogram kanabis janë sekuestruar nga policia në Vlorë gjatë mëngjesit të sotëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku në pranga kanë rënë dy persona.

Ata kultivonin drogën në banesë, ku më tej u gjetën edhe 97 fidanë në kubikë

Operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparate celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat