TË FUNDIT

Kapen me marijuanë të rinjtë shqiptarë

Të dielën në mbrëmje (28 korrik 2019) dy shqiptarë Reiz Datja 20 vjeç e Indrit Turshilla 21 vjeç janë vënë në pranga nga autoritetet italiane gjatë një kontrolli rrugor në provincën e Casertas.

Në automjetin me të cilën po udhëtonin, i tipit Opel Corsa janë gjetur mjete që përdoren për grabitje si dhe 108 gramë marijuanë.

Shqiptarët janë arrestuar pas një ndjekje prej disa minutash nga policia rrugore. Automjeti i tyre ku po udhëtonin 4 persona ka ndaluar në postobllokun e policisë.

Në afërsi të një karburanti, katër personat në bordin e Opel Corsës kanë braktisur automjetin duke tentuar ti shpëtojnë ndjekjes së policisë italiane, por dy prej tyre , pra shqiptarët e arrestuar, Reiz Datja e Indrit Turshilla 21 vjec janë bllokuar nga policia.

Kontrolli i automjetit çoi në gjetjen fshehur në pjesë e poshtme të sediljes së pasagjerit në anën e djathtë të automjetit një qese brenda të cilës ndodhej një instrument që përdoret për grabitjen e banesave si dhe 108 gramë marijuanë.

Dy shqiptarët janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane e dy personat e tjerë që po udhëtonin me ta janë shpallur në kërkim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat