Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga ditën e sotme nga policia greke në Kostur.
Mësohet se të riut iu sekuestruan 36 pako me gati 61 kg marijuanë, të cilat i kishte vendosur brenda 2 çantave.
Ndërkohë, shqiptarit iu gjetën gjithashtu 1 aparat celular dhe 95 euro para të thata, që u sekuestruan nga autoritetet./real-news.tv

