fbpx

Kardinali Simoni uron besimtarët myslimanë: Dita për të treguar dashurinë për Zotin

Kardinali Ernest Troshan Simoni, ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fiter Bajramit.

Përmes një video mesazhi për besimtarët, kardinali thekson se Fiter Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.

“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë kudo që janë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë të gjithë atyre që e mbajnë, e duan, e ndihmojnë popullin, paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, tha kardinali.