Në vitin 2016 katër miq, Mateo Kaëaguchi, Leandro Lopez, Mauricio dhe Franco, kanë vendosur të hapin një piceri të tyren në mënyrë që të mos refuzoheshin më nga punëdhënësit sepse janë të prekur nga Sindroma Down.
Ata të gjithë janë shumë të dhënë pas kuzhinës italiane dhe ndër të tjera duan të marrin pjesë edhe në panaire të vogla artizanale me produktet e tyre.Kështu lindi edhe piceria e tyre e quajtur Los Perejiles. Kjo piceri është e specializuar në organizimin e festave, apo eventeve.
Iniciativa është marrë pasi djemtë janë refuzuar disa herë në vende të tjera pune. Pas refuzimeve të vazhdueshme, ata vendosën që të hapin një biznes dhe me sa duket deri tani është duke u shkuar shumë mirë.

