Komisioni Europian ka kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, por gjithashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.
Ka qenë eurokomisioneri Johannes Hahn, i cili gjatë fjalës së tij ka lexuar rekomandimet në lidhje me këto dy shtete.
“Shteti ligjor, qëllimi kryesor i politikës së zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, është nevojë që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë. Ka sfida kryesore sic është ekonomia, ka ende vështirësi, duhet zgjidhur çështja e papunësisë,emigracioni i lartë, standardet e jetesës. Është me rëndësi të sigurojnë që çdo aktivitet i huaj të garantojë standardet e BE”, theksoi Hahn.
Më tej, ai thekson se Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka ecur përpara.
“Jam i kënaqur se si Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë ndjekur reformat. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka patur progres, sidomos në sistemin gjyqësor. “ vijoi më tej Hahn./real-news.tv

