Këngëtarin e zë gjumi në transmetim live! (VIDEO)

1-9.jpg

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të shumë hiteve Michael Bolton.

Michael ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin e mëngjesit “The Morning Show”, në një lidhje live me kamera.

Gjatë lidhjes kishte disa probleme teknike por reagimi i tij ka bërë xhiron.

Teksa moderatorët Larry Emdur dhe Kylie Gillies po tentonin të lidheshin me të, ai ka bërë një sy gjum.

Prezantuesit i folën:

“Ne po flasim me njeriun e madh Michael Bolton, i cili do na bashkohet live nga Florida. Mirëmëngjesi dhe mirëserdhe përsëri në emision”, tha Edmur.

Ndërsa po përpiqeshin ti tërhiqnin vëmendjen:

“Përshëndetje Michael. Jemi Kylie dhe Larry.”

Më pas moderatorët e mbyllën lidhjen duke shpjeguar se kishte probleme teknike.

Por këngëtari ka reaguar në Twitter duke sqaruar situatën:

“Pata marrëveshjen e parë për albumin kur isha 15 vjeç dhe që atëherë nuk më ka zënë gjumi. Seriozisht kishte çështje teknike më transmetimin live dhe ata më kapën në Twitter! Patëm një intervistë të shkëlqyer pasi e rregulluan problemin”.

Për më tepër ndiqni videon:

/Real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303