Këngëtarja e famshme Ciara ditën e djeshme ka folur disa fjale në shqip.
Kjo ka ardhur në një video live në Instagram ku ka pranuar t’i bashkohet dhe një fanse e saj e cila ishte shqiptare.
Ciara nisi ta pyeste vajzën nga ishte dhe ajo i tha se është nga Shqipëria.
“O sa mirë! E kam idenë ku bie përafërsisht, por nuk kam qenë ndonjëherë”, u shpreh Ciara teksa dëgjonte fansen që i shprehte dëshirën për të ardhur dhe për të vizituar vendin tonë.
Biseda mes tyre zgjati për disa minuta deri kur në fund Ciara i kërkoi fanses së saj që ta mësonte sesi të thoshte “Bye” në shqip.
Video u mbyll me një “mirupafshim”nga ana e këngëtares së njohur e cila me siguri do të bëhet më tepër kurioze për vendin tonë.
Video u mbyll me një “mirupafshim”nga ana e këngëtares së njohur e cila me siguri do të bëhet më tepër kurioze për vendin tonë.

