Këngatarja e famshme Selena Gomez njihet si një nga personazhet më të sjellshëm në ‘Hollywood’.
Në qendër të vëmendjes ka qenë prania e saj në dasmën e truprojës së saj që u mbajt në Kaliforni, më 3 maj.
Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë të gjelbër plot shkëlqim, ndërsa grimi ishte shumë i lehtë.

Sipas të pranishmëve, Selena mbajti edhe një fjalim gjatë të cilit u shpreh:
“Kisha kënaqësinë të takoja Melisën. Isha shumë e emocionuar në fillim sepse ajo është shumë e mirë dhe e di sa shumë e do. Jam e nderuar që jam këtu dhe po festoj me ju të dy. Zoti ju bekoftë. Ne do lutemi për ju dhe shumë faleminderit për gjithçka”.

