Keni dëgjuar për Anonymous?

anonymous.jpg

Anonymous është një rrjet ndërkombëtar aktivistësh të pavarur dhe subjektesh aktiviste.

Grupi funksionon si një lëvizje e organizuar ndërkombëtare e aktivistëve që përmes internetit ndajnë idealet e njëjta sociale dhe politike.

Anonymous promovon qasjen në informacion, lirinë e shprehjes dhe transparencën si dhe mbështet lëvizjet e ndryshme kundër korrupsionit dhe lëvizjet anti-autoritative.

Si vepron grupi?

Grupi në përgjithësi perceptohet si anarkik, pa ndonjë udhëheqje të kontrolluar. Parimisht, grupi vetorganizohet kështu: anëtarët i marrin vendimet dhe shkëmbejnë idetë e tyre dhe aktivitetet e njeri-tjetrit përmes mediave sociale.

Po qe se, këto ide dhe aktivitete marrin mbështetje të mjaftueshme nga komuniteti, bëhet një marrëveshje kolektive, caktohen  datat dhe koha e “takimeve” virtuale dhe pjesëmarrësit vazhdojnë me lançimin e fushatës për të arritur qëllimet e parapara.

Anëtarë të Anonymous thonë se është e lehtë që t’i bashkohesh grupit. Duhet vetëm të fshihet identiteti derisa kryhen aktivitetet online dhe tashmë je futur brenda. Për shkak të natyrës komplekse e joformale, është e pamundur të dihet për demografinë e saktë të anëtarësisë së grupit.

Për çfarë lloj aktivitetesh është i njohur Anonymous?

Grupi lidhet me atë që njihet si hakerizëm, aktivitete në internet që ndërmerren si shenjë hakmarrje ose si protestë ndaj agjencive qeveritare, subjekteve komerciale dhe institucioneve tjera.

Sulmet e tilla vijnë në formën e refuzimit të shërbimit (DoS) apo sulmeve që shpërndahen për të penguar shërbimet (DDoS), me të cilat bllokohen uebsitet apo edhe shërbimet përmes internetit.

Hakerët që janë të lidhur me këtë grup, kanë marrë përsipër sulmet duke u nisur nga ato të voglat kundër korporatave të ndryshme e deri te mbyllja e ueb faqes së Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA-s.

Motoja e Anonymous është: “Ne jemi një legjion”

Nëse do të merrnim në konsideratë këtë term dhe do t’i referoheshim fjalorit anglisht-anglisht Merriam-Webster, “legjion” do të thotë një grup luftëtarësh, një forcë pa një fytyrë, por shumë më e fuqishme e gjitha së bashku. Megjithatë nga ky shpjegim nuk marrim shumë.

Kjo është edhe çështja në këtë rast.

Anonymous kërkon gjithmonë që të bëjë të ditur që është një organizatë e papërcaktuar dhe amorfe. Duke qenë se anëtarët e saj nuk mund të njihen dhe të izolohen, ata konsiderohen si “kriminelë”.

Disa të tjerë i quajnë si gjeni kompjuterësh që kanë shumë kohë të lirë në dispozicion. Ndërsa të tjerë thonë se kjo organizatë është forma e parë e asaj që në të ardhmen mund të shndërrohet në aktivizimi social i internetit. Të tjerë i quajnë përfaqësues të një kulture të kompletuar me vlerat estetike, me artin, letërsinë, normat sociale dhe mënyrat e prodhimit dhe madje edhe me gjuhën e saj dialektike.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303