Keni menduar të shkoni në plazh? Moti ka disa surpriza për ju

Ashtu siç e kemi parashikuar edhe më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë as rrebeshet afatshkurtra të shiut, të cilat do të nisin që prej pasdites së sotme.

Sipas MeteoAlb kjo e shtunë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, ndërsa pasditja sjell shtimin e vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit janë rritur në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C deri në 33°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Ndërkohë edhe për të dielën moti mbetet pothuajse në kushte të njëjta atmosferike. Rrebeshet e shiut do të jenë prezentë gjatë paradites në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa pasditja do të sjellë përmirësime të kushteve të motit, dhe kthjellime, veçanërisht në pjesën e ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 2°C në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 14°C minimumi deri ne 31°C maksimumi.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.