Sinuset luajnë një rol të rëndësishëm për pastrimin e veshkave dhe e mbajnë trupin e njeriut të shëndetshëm.
Kujdesi ndaj ushqimit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe shërimin ndaj sinuseve.
Të hiqni qafe gjërat irrituese, duke përfshirë gjërat që ju shkaktojnë alergji si dhe ushqimet inflamatore, janë të rëndësishme në mbajtjen e shëndetshme të mukozës.
Mjekët thonë se dieta mund të luaj këtë rol dhe nëse ushqeheni dobët dhe nuk i kushtoni rëndësi atëherë trupi juaj nuk do të jetë në gjendje të luftojë jo vetëm sinuset por edhe të tjera infeksione dhe sëmundje.
“Gjëja më e mirë është që pacientët, të mos konsumojnë produkte me qumësht dhe gluten – kjo ndihmon jashtëzakonisht shumë, në shërimin e këtij infeksioni-thonë mjekët.

Eliminimi i sheqernave artificial dhe ushqimeve të përpunuara, dhe në vend të këtyre, të shtoni ushqime organike dhe perime do ndihmojnë në pastrimin e sistemit tuaj organik dhe në parandalimin e infeksioneve.
Po ashtu vitaminat, si ajo D janë të rëndësishme nëse i shtoni në dietën tuaj, të gjitha këto luftojnë bakteret në trupin tuaj dhe nuk do të ndjeheni të dobët, dhe do i thoni ‘lamtumirë’ infeksionit të sinuseve.

