Një pjesë e Virxhinias Perëndimore është bllokuar nga policia pas kërcënimeve për të vrarë presidentin amerikan, Donald Trump, dhe për të hedhur në erë ndërtesën e Pentagonit.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, autostrada në këtë pjesë të ‘Interstate 68’ në Virxhinia është mbyllur për disa orë pranë kufirit me Maryland-in, transmeton Indeksonline.
Një burrë 42 vjeç tashmë është arrestuar për t’u marrë në pyetje nga policia, pas kontrollit që iu bë veturës së tij, ku u gjet pluhur shpërthyes dhe një armë zjarri.

