Kërcet shpulla dhe grushti mes të ftuarve në studio!

Videoja e sherrit me grushte mes krerëve të dy sindikatave në Shqipëri, e cila ishte hequr në rrjet, është siguruar ekskluzivisht nga stafi i Top Story-t.

Në materialin filmik, janë dy sindikalistët, Kol Nikolla dhe Fiqiri Xibri, që zihen me grushta në një studio televizive.

Kjo video është e vitit 2018. Fiqeri Xibri është kryetar i sindikatës së minatorëve ndërsa Kol Nikolla është Kryetar i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare. 

Këta dy njerëz supozohet që të mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Por ata janë të zënë duke u përleshur mes tyre. Ja pra ku janë sindikatat shqiptare sot!