fbpx

Kërkesat e studentëve/ Shahini: Gati t’i plotësojmë!

Besa-Shahini.jpg

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se qeveria është në proces pune e sipër për të plotësuar kërkesat e studentëve. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ku merrnin pjesë edhe deputetë të PS, ministrja raportoi për ecurinë e zbatimit të Paktit për Universitetin.

Unë sot kisha edhe një takim me rektorët, ku i kërkova që për çfarëdo paqartësish që ata mund të kenë të na drejtohen që mos kemi më vonesa në identifikimin e studentëve që përfitojnë që të ecim përpara tek kjo pikë“, u shpreh ministrja.

Ministrja e Arsimit foli me radhë për të gjitha kërkesat e studentëve duke shpjeguar se çfarë po bëhet për realizimin e tyre.

Me një proces transparent anëtarët e tjerë të bordeve, një nga këta anëtarë do zgjidhet nga vetë studentët. Po realizojmë, është “Krijoi një bibliotekë dixhitale”. Janë 3 dekada që nuk është investuar në shumicën e konvikteve. Karta e studentit ka qenë një kërkesë e kahershme e studentëve. Është një obligim ligjor“, theksoi Shahini. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303